DShMS hap konkurs pune për dy infermier/e dhe një mami medicinale në QKMF-Suharekë

03.08.2022

DSHMS-ja ka hapur konkurs pune për dy teknik/e medicinal (infermier/e) dhe një mami medicinale (motër akusherike) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë. Sipas dokumentit të siguruar nga SuharekaOnline bëhet e ditur se sa i përket konkursit për infermier/e dhe një mami mediciale, orari i punës do të jetë i plotë dhe […]

DShMS hap konkurs pune për dy infermier/e dhe një mami medicinale në QKMF-Suharekë Foto: Ilustrim

DSHMS-ja ka hapur konkurs pune për dy teknik/e medicinal (infermier/e) dhe një mami medicinale (motër akusherike) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë.

Sipas dokumentit të siguruar nga SuharekaOnline bëhet e ditur se sa i përket konkursit për infermier/e dhe një mami mediciale, orari i punës do të jetë i plotë dhe se kohëzgjatja e kontratës është gjashtë (6) muaj punë provuese me mundësi vazhdimi.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë pas shpalljes në mjetet e përditshme informative.

Përshkrimi i punëve dhe detyrave të punës për pozitën dy infermier/e:

– Të ofroj ndihmën e parë dhe kujdesin tekniko fizik për pacientët;
– Regjistrimi i të dhënave në librin e protokollit dhe fletëzën kompjuterike;
– Sigurimi i përkrahjes për pacientët;
– Ekzaminimi dhe performanca në shërimin e pacientëve;
– Dhënia e terapisë dhe këshillave për pacientët;
– Respektimi i orarit të punës;
– Respektimi i kritereve etike dhe profesionale në punë;
– Dhe punët tjera të dhëna nga udhëheqësi konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

Përshkrimi i punëve dhe detyrave të punës për pozitën një mami medicinale:

– Udhëheq drejtpërdrejt me lehonën duke përfshirë vizitën, pregatitjen e shtatzënës për lindje;
– Kujdeset për shëndetin e nënës dhe të posalindur pas procesit të lindjes;
– Kujdeset për dhënien e terapisë dhe këshillave të mjekut specialist;
– Mban evidencë në librin e lindjeve, vaksinon të posalindur me vaksinë të BCG;
– Kujdeset për aparaturën dhe mjetet gjinekologjike;
– Udhëheq me ditarin e punës ditore të vizitave specialistike;
– Respekton kriteret etike dhe profesionale në punë;
– Dhe punët tjera të dhëna nga udhëheqësi.

06-912

06-913