DKA-Suharekë publikon rezultatet përfundimtare për një teknik-ndihmës

29.10.2021

Konkursi ishte shpallur për punëtor teknik-ndihmës (zëvendësim i pushimit mjekësor) në Shkollën Fillore “Flamuri i Arbërit” në fshatin Reshtan të Suharekës. “Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas shpalljes publike 05Nr.1552, të datës 07.10.2021, pas përfundimit të intervistës me gojë, mori […]

DKA-Suharekë publikon rezultatet përfundimtare për një teknik-ndihmës Foto: Ilustrim

Konkursi ishte shpallur për punëtor teknik-ndihmës (zëvendësim i pushimit mjekësor) në Shkollën Fillore “Flamuri i Arbërit” në fshatin Reshtan të Suharekës.

“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas shpalljes publike 05Nr.1552, të datës 07.10.2021, pas përfundimit të intervistës me gojë, mori këtë vendim për përzgjedhjen e kandidatit”, thuhet në njoftimin e DKA-së.

Pozita sipas konkursit: Një punëtor teknik-ndihmës (zëvendësim i pushimit mjekësor):
Fatmir Morina, aplikon në pozitën: Punëtor teknik-ndihmës, aplikon në shkollën: “Flamuri i Arbërit” në Reshtan.

Këshillë juridike: Kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa në nivel komune, në afat prej 8 (tetë) ditësh, nga publikimi i rezultateve në faqen zyrtare të komunës dhe në tabelën e shpalljeve të DKA-së.

Vendim-per-kandidat-puntor-teknik