DKA-Suharekë publikon rezultatet e testit me shkrim për 9 mësimdhënës/e dhe 2 edukatore

22.12.2021

Ndërsa, gjatë ditës së sotme DKA-Suharekë ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve. “Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr. 1688 të datës 16.11.2021, përpilon listën e kandidatëve sipas pikëve të arritura në testin me shkrim”, […]

DKA-Suharekë publikon rezultatet e testit me shkrim për 9 mësimdhënës/e dhe 2 edukatore Foto: Ilustrim

Ndërsa, gjatë ditës së sotme DKA-Suharekë ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve.

“Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr. 1688 të datës 16.11.2021, përpilon listën e kandidatëve sipas pikëve të arritura në testin me shkrim”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

Ndërsa, më tutje bëhet e ditur se intervista me gojë do të mbahet me datën 28 dhjetor 2021 në sallën e Bordit KK Suharekë.

Orari i intervistës me gojë është përcaktuar për secilën shkollë, duke filluar nga ora 09:00 deri në 15:00.

Këshillë juridike: Kandidatët e pakënaqur me rezultatet e testit me shkrim, në afat prej 3 ditësh nga publikimi i njoftimit në web faqe të Komunës dhe tabelën e shpalljeve të DKA-së mund të kenë qasje në testet e tyre dhe të verifikojnë vlerësimin e panelit intervistues.

Më poshtë mund të gjeni rezultatet e testit me shkrim për të gjithë kandidatët në pozitat e konkursit:

Lista-nga-DKA-22.12.2021