Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, në Komunën e Suharekës diskutohet tema “Dhuna në bazë Gjinore”

25.11.2022

Gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës është mbajtur takim në kuadër të “16 ditë Aktivizëm Kundër Dhunës në bazë Gjinore”. Deputetja e AAK-së nga Suhareka, Albana Bytyqi ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim në kuadër të “16 ditë Aktivizëm Kundër Dhunës në bazë Gjinore”, ku temë e këtij takimi […]

Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, në Komunën e Suharekës diskutohet tema “Dhuna në bazë Gjinore” Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës është mbajtur takim në kuadër të “16 ditë Aktivizëm Kundër Dhunës në bazë Gjinore”.

Deputetja e AAK-së nga Suhareka, Albana Bytyqi ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim në kuadër të “16 ditë Aktivizëm Kundër Dhunës në bazë Gjinore”, ku temë e këtij takimi ka qenë “Dhuna në bazë Gjinore”, shkruan SuharekaOnline.

Në takim është diskutuar për “Dhunën në bazë Gjinore”, fenomen ky negativ në tërë vendin tonë.

“Sot, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, vritet një grua nga burri i saj, në Prishtinë. Edhe një rast më shumë i vrasjeve e dhunës që ushtrohet ndaj grave e vajzave tona.

Po sot, në tryezën me temën ‘’ Dhuna në bazë gjinore’’ në kuadër të fushatës ‘’16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës në bazë Gjinore’’, të mbajtur në Komunën e Suharekës, diskutuam mbi këtë fenomen negativ në vendin tonë dhe rolin e gjithsesilit prej nesh në ngritjen e zërit kundër kësaj dukurie.” ka shkruar Bytyqi.

“Statistikat tregojnë numër të frikshëm të raportimeve mbi dhunën në bazë gjinore, me theks, të dhunës ndaj grave dhe kjo gjendje duhet luftuar nga secili prej nesh e nga çdo mekanizëm që parandalon raste të tillë, por dhe i dënon ashpër kryesit e kësaj vepre.

Dhuna ndaj grave është forma me e shprehur e dhunës në familje në Kosovë, e kësisoj aktivizmi ynë s’duhet ndalur në këto 16 ditë, që gratë e vajzat tona të jetojnë të sigurta në vendin e tyre! Dhuna, s’duhet të normalizohet për asnjë gjini!” ka shtuar ajo.

Në kë takim kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nënkryetarja Mihrije Suka, Drejtoresha e Shëndetësisë Besa Kuqi, poashtu ka pasur edhe zyrtar të tjerë komunal dhe policor.