Deponoi ankesë ndaj Zybës, LVV: Borxhli i keq i Komunës së Therandës është operatori që ka në shfrytëzim hapësirat publike për reklamim

11.10.2021

Nga të dhënat zyrtare të PZAP-së nga Komuna e Suharekës deri më tani është bërë një ankesë kundër kanidatit për kryetar nga LVV, Salih Zyba dhe subjektit të cilin ai e përfaqëson. Sipas ankesës Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur banerin e kandidatit të saj në hapësirat publike që janë në shfrytëzim nga një kompanie private, e […]

Deponoi ankesë ndaj Zybës, LVV: Borxhli i keq i Komunës së Therandës është operatori që ka në shfrytëzim hapësirat publike për reklamim Foto: Ilustrim

Nga të dhënat zyrtare të PZAP-së nga Komuna e Suharekës deri më tani është bërë një ankesë kundër kanidatit për kryetar nga LVV, Salih Zyba dhe subjektit të cilin ai e përfaqëson.

Sipas ankesës Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur banerin e kandidatit të saj në hapësirat publike që janë në shfrytëzim nga një kompanie private, e cila ka në shfrytëzim tash e 10 vite hapësirat publike nga Kuvendi Komunal në Suharekë.

Ndërsa për këtë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje – dega Suharekë duke thënë se operatori ekonomik në fjalëm, është zhvatësi i dy pushteteve të përbashkëta AAK-LDK.

Në reagim të LVV-së thuhet se Operatori Ekonomik që i ka në shftrytëzim hapësirat publike për reklamim që disa vite, pasi dështoi të përfitojë nga subjekti jonë, u përpoq që përmes një ankese ta gjobit subjektin tonë për vendosjen e banerit të kandidatit tonë për Kryetar të Komunës, në një hapësirë private.

Po ashtu, më tutje thuhet se ky Operator Ekonomik është borxhli i keq Komunës së Therandës.

“Këtij përfituesi, mundësinë e këtij keqpërdorimi ia mundësuan qeverisjet AAK dhe LDK, e përbashkëta e tij e deritanishme”, thuhet në reagim.

6.Anr_.605-Vendimi