Dëmtoi aparatin e duarve dhe u fjalos me anëtarin e KQZ-së, detaje për të arrestuarin në Suharekë

17.10.2021

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar një (1) person, në Komunën e Suharekës, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’’ nga neni 214 i KPRK-së. Prokurori i Shtetit njofton opinionin se i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer […]

Dëmtoi aparatin e duarve dhe u fjalos me anëtarin e KQZ-së, detaje për të arrestuarin në Suharekë Foto: Ilustrim

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar një (1) person, në Komunën e Suharekës, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’’ nga neni 214 i KPRK-së. Prokurori i Shtetit njofton opinionin se i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluoreshente. Me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është në ndalim”, thuhet në komunikatë.

Zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka jep detaje lidhur me arrestimin e tij.

“Një person ndalohet në Suharekë në kordinim me prokurorin e shtetit për pengim në procesin zgjedhor. Qytetari ka rezistuar që t’i nënshtrohet procedurave zgjedhore, ka dëmtuar aparatin e duarve, pastaj me anëtarin e KQZ-së është fjalosur. Me urdhër të Prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë”, ka thënë Gashi.

Veseli bëri të ditur se nuk ka pasur raste të tjera në rajonin e Prizrenit, dhe se gjithcka është duke shkuar sipas planit operativ.

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor.