Rast tragjik në Prizren – 39 vjeçari gjendet i varur në shtëpinë e tij, e paralajmëroi familjen se do t’i jap fund jetës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku dyshohet se bëri vetëvrasje. Rasti i rëndë ka ndodhur në tualetin e shtëpisë, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur në një kabllo. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije […]
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku dyshohet se bëri vetëvrasje.
Rasti i rëndë ka ndodhur në tualetin e shtëpisë, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur në një kabllo.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije së bëhet fjalë për një 39-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes, bashkë me Policinë, pasi u raportua rasti.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri iu kishte lënë një letër lamtumirëse familjes së tij, ku i kishte paralajmëruar se do të bëjë vetëvrasje në shtëpi, për motive akoma të panjohura. Ky rast ka tmerruar familjen dhe të afërmit e tij, të cilët akoma janë të tronditur.
Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 39-vjeçarit./Sinjali/
Për rastin në fjalë është deklaruar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku ka thënë se të ditur se vdekja është duke u hetuar.
“Një burrë i moshës i lindur në vitin 1983 është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Prizren. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, derisa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion” ka thënë Gashi.