Tragjike, ndërron jetë futbollisti i ri kosovar në Korishë të Prizrenit, pësoi atak kardiak në fushë

03.12.2022

Lajm tragjik vjen nga Prizreni pas një ndeshje futbolli për gjeneratat e reja mes A&N dhe Trepçës ’89. Një futbollist 16 vjeçar i Trepçës ’89 ka ndërruar jetë në fushë të futbollit pasi ka pasur atak kardiak. Lajmin për vdekjen e tij është konfirmuar për Telegrafin nga Policia e Prizrenit. “Policia së bashku me prokurorin […]

Tragjike, ndërron jetë futbollisti i ri kosovar në Korishë të Prizrenit, pësoi atak kardiak në fushë Foto: Ilustrim

Lajm tragjik vjen nga Prizreni pas një ndeshje futbolli për gjeneratat e reja mes A&N dhe Trepçës ’89.

Një futbollist 16 vjeçar i Trepçës ’89 ka ndërruar jetë në fushë të futbollit pasi ka pasur atak kardiak.

Lajmin për vdekjen e tij është konfirmuar për Telegrafin nga Policia e Prizrenit.

“Policia së bashku me prokurorin po hetojnë, është duke u hetuar si rast ‘hetim i vdekjes’. 16 vjaçari gjatë një ndeshje futbollistik në Kurisht të Prizrenit ka rënë në fushë është thirr emergjenca, i njëjti me automjet të emergjencës është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit ku është konfirmuar dhe vdekja e tij. Ndërkaq me urdhër të prokurorit është dërguar trupi i tij i pajet për obduksion”, ka thënë Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

16-vjeçari ka pësuar një atak kardiak dhe ka rënë pa ndjenja në fushë, por përkundër intervenimit të mjekëve ata nuk kanë mundur fatkeqësisht t’i shpëtojnë jetën.

Poashtu edhe Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi.

“3 dhjetor, 2022 – Federata e Futbollit e Kosovës me pikëllim të madh e njofton opinionin se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi.
Talenti i madh i futbollit kosovar ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë. Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.
Federata e Futbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vdekjen e parakohshme të Erionit.” ka shkruar FFK.