COVID-19 në Suharekë, 228 raste aktive dhe 71 viktima
Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në muajin mars të 2021’s viti ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me dy muajt e parë të po këtij viti. Nga dita në ditë në Kosovë po konfirmohen me qindra raste pozitive me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se […]
Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në muajin mars të 2021’s viti ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me dy muajt e parë të po këtij viti.
Nga dita në ditë në Kosovë po konfirmohen me qindra raste pozitive me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se nga marsi i vitit paraprakë, deri në marstë këtij viti janë regjistruar 79.089 persona të infektuar me këtë virus, prej tyre 65.979 janë shëruar, 1.731 e kanë humbur betejën nga ky virus dhe 11.379 janë raste aktive.
Zëdhënësi i Ministrisë në detyrë të Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar pasqyrën epidemiologjike të rasteve aktive me COVID-19, nga data 13 deri më 16 mars.
Nga kjo pasqyrë epidemiologjike bëhet e ditur se nga marsi i vitit të kaluar deri më 16 mars të këtij viti janë konfirmuar 1,306 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 1,007 janë shëruar, 71 fatkeqësisht e kanë humbur betejën nga ky virus dhe 228 janë raste aktive, shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se Komuna e Suharekës, bënë pjesë në zonën e verdhë, zonë kjo me rrezikshmëri të mesme të përhapjës së virusit COVID-19.
Masat kufizuese që vlejnë për Komunën e Suharekës janë këto:
- Operatorëve ekonomik iu lejohet puna nga 05:00 deri në 22:00.
- Qendrat tregtare lejohen të punojnë 05:00 deri në 22:00
- Shërbimet e Hotelerisë dhe Gastronomisë lejohen të punojnë 05:00 deri në 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim ”merre me vete” dhe ”porosi me dërgesë”.
- Të gjitha institucione publike dhe ato private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar sspecifikat e tyre dhe ”Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
- Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve.
- Taksistët lejohet të punojnë me një pasagjer deri në 3 nëse janë anëtar të familjes.
- Institucionet vartëse të MKRS dhe komunave (teatort, biblioteka, filarmonia, galeria, ansamblet, baleti, kinematë, qendrt rinore, muzetë, etj) lejohet të punojnë deri në ora 22:00, duke shfrytëzuar sallat apo objektet e tyre të punës deri në 40%.
- Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve.
- Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të hapura dhe mbyllura, ku gjatë stërvitjeve lejohen deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri në 50 persona.