Cilat premtime i realizoi Bali Muharremaj për dy vite e gjysmë qeverisje?!

31.08.2020

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të dhënat më të fundit për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore 2017. Periudha e monitorimit përfshin 6-mujorin e parë 2020 dhe nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në qershor 2020 janë përmbushur 364 premtime, 185 janë realizuar pjesërisht,…

Cilat premtime i realizoi Bali Muharremaj për dy vite e gjysmë qeverisje?!

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të dhënat më të fundit për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore 2017.

Periudha e monitorimit përfshin 6-mujorin e parë 2020 dhe nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në qershor 2020 janë përmbushur 364 premtime, 185 janë realizuar pjesërisht, 206 kanë filluar të përmbushen dhe për 148 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre.

Sipas Institutit GAP deri në Qershor 2020, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj nga 20 premtimet e dhëna në fushatën zgjedhore të vitit 2017 ka përfunduar vetëm 10 prej tyre, 2 premtime janë gjysmë të përmbushuara, 6 janë të filluara dhe 2 nuk kanë filluar ende, shkruan SuharekaOnline.

10 premtimet e përmbushura

  1. Ndërtimi i shkollës së re fillore “Vasa Pasha Shkodrani” në Leshan;
  2. Ndërtimi i shtigjeve për çiklizëm, vrapim dhe ecje
  3. Ndërtimi i rrugëve Qafë – Duhel – Graqevc – Papaz, Mushtisht – Shtërpcë, Suharekë -Malishevë (Nishor-Bellanicë), Suharekë – Rahovec
  4. Përkrahje të vazhdueshme të projekteve të teatrit, filmit, muzikës dhe artit
  5. Pajisja e QKMF-ve me aparatura të reja; 
  6. Funksionalizimi i tërësishëm i QMF-ve; 
  7. Punësimi i 40 personave si staf shtesë në sistemin e shëndetësisë;
  8. Puna me dy ndërrime në ambulancat në fshatrat Mushtisht, Studençan dhe Duhle, dhe kryerja e analizave bazike shëndetësore;
  9. Ndërtimi i vend-pritjeve moderne për autobus;
  10. Ndërtimi i basenit akumulues të ujit të pijes në Biraq;

2 premtimet gjysmë të përmbushura

  1. Ndërtimi i pjesës së parë të unazës së qytetit nga zona industriale në Shirokë me mundësi lidhje me autostradë; 
  2. Ndërtimi i Qendrës së Kulturës brenda se cilës do të ketë bibliotekë, qendër rinore dhe muze komunal

6 premtimet e filluara

  1. Pastrimi dhe rregullimi i të gjitha hapësirave para objekteve banesore dhe korridoret e tyre publike apo private, që do të jenë kompetencë e komunës
  2. Restaurimi i disa objekteve me vlera të veçanta të trashëgimisë
  3. Hapja e një ekspozite të përhershme të trashëgimisë historike të Suharekës 
  4. Renovimi i stadiumit të qytetit në Suharekë;
  5. Ndërtimi i sheshit të ri në Suharekë;
  6. Ndërtimi i pjesës së dytë të unazës së qytetit nga zona e Damperit deri në pjesën e epërme të Suharekës;

2 premtimet që nuk kanë filluar

  1. Themelimi i një ndërmarrje për trajtimin e ujërave të zeza
  2. Sigurimi i vendit të punës brenda territorit të komunës për çdo të diplomuar në mjekësi

Etiketat

Ofertat e fundit