Çfarë ndodhi në Suharekë?!- Ngjarjet nga java e kaluar

Çfarë ndodhi në Suharekë?!- Ngjarjet nga java e kaluar
Eurolinda Zenelaj

18.01.2021 / Suhareka

Si çdo javë tjetër edhe kjo javë në Komunën e Suharekës u përmbyllë me ngjarje nga më të ndyshmet, por ajo që e karakterizoi më së shumti këtë javë Suharekën është përballja me vërshimet nga reshjet e shumta të shiut.

SuharekaOnline ka përmbledhur disa nga ngjarjet e kësaj jave duke filluar nga reshjet e shumta të shiut të cilat përmbysën shumë fshatra të komunës siç janë: Peqani, Studençani, Tërrnja, Nëpërbishti, Leshani e të tjerë të cilat ishin vështirë të përballueshme për banorët e këtyre zonave.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Enver Shabani gjatë javës së kaluar vazhdimisht kishin qenë në terren në vendet të cilat po përballeshin me vërshimet.

Të kontaktuar nga SuharekaOnline ata kanë njoftuar se nga vërshimet dëmet në vendet e përmbysura deri më tani kanë qenë vetëm dëme materiale, për të cilat janë zotuar se do të rregullohen pasi që ujërat të largohen. Edhe pse buxheti për vitin 2021 tashmë është i alokuar Muharremaj ka thënë se rregullimi do të bëhet duke kërkuar donacione nga bizneset apo përmes fondit emergjent.

Deri më tani nga Komuna e Suharekës nuk ka ende ndonjë njoftim për vlerën e dëmeve nga vërshimet e fundit.

Gjithashtu, ngjarje nga më të ndryshme u raportuan edhe nga Policia e Suharekës.

Java kishte filluar me një rast të cilin policia e kishte cilësuar si ”dëmtim prone”, të hënën në fshatin Sopijë ishte raportuar se persona të panjohur kishin hyrë me forcë në një shtëpi duke i dëmtuar një derë dhe një dritare.

Të hënën ishte raportuar edhe një tjetër ngjarje jo shumë e zakonshme, një person nga fshati Semetisht kishte tentuar të vetvritet duke përdorur sasi të madhe të medikamenteve.

Ndërsa, në ditën e premte ishte raportuar për një mosmarrveshje e cila kishte ndodhur mes 7 personave në fshatin Sopijë të Suharekës, e si pasojë ishin lënduar tre persona. SuharekaOnline ka mësuar se nga 7 personat e përfshirë në përleshje janë arrestuar 4 të dyshuar, njëri prej tyre i mitur.

Në javën që lamë pas, partitë politike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat pritet të mbahen më 14 shkurt 2021.

LEXO EDHE:  Mbi 2 mijë mërgimtarë kanë aplikuar deri më tani për të votuar në zgjedhjet lokale

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar 110 emra për deputetë, e që listës i prin kreu në detyrë i kësaj partie njëherit kandidatë për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj. Kandidat tjetër për deputetë nga Komuna e Suharekës është edhe Ramë Vataj i cili mbanë numrin 25.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar listën e emrave për deputetë të cilës i prinë, kreu i kësaj partie, njëherit kandidatë për kryeministër, Albin Kurti, ndërsa në këtë parti kandidatë për deputetë nga Komuna e Suharekës është Salih Zyba me numër 110 dhe Hysen Durmishi me numër 50.

E listës së Lidhjes Demokratike në Kosovë i prin i kandiduari i saj për kryeministër, Avdullah Hoti, ndërsa numrat e kandidatëve nga Suhareka janë: Ardian Shala nr. 16, Sali Asllanaj nr. 38, Shefket Kolgeci nr. 85 dhe Bulëza Kuqi nr. 78.

Ndërsa, listës së Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës i prin i nominuari i AAK-së për president, Ramush Haradinaj. Ndërsa kandidatët për deputetë nga dega e kësaj partie në Suharekë kanë këtë renditje: Albena Reshitaj 6, Hamdi Bytyqi 83, Fatos Berisha 84, Bexhet Kuqi 75. Gjithashtu në listë është edhe emri i Mensur Selimaj 45 dhe Albana Bytyqi 87.

E krejt në fund artikullin e përmbyllim me një lajm nga sporti, ku javën që lamë pas në Komunën e Suharekës me një ceremoni solemne duke zbatuar protokollet e IKSHPK-së, Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka bërë ndarjen e çmimeve “Sportisti i vitit 2020”, për klubin e vitit, trajnerët dhe sportdashësit.

Ku Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me të parin e Drejtorisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Suharekë, Beqir Berisha kanë ndarë çmimin “Sportisti i Vitit 2020”, të cilin e mori Valon Zeqiraj nga klubi Theranda Motocross. E nga klubet e qytetit FC Ballkani është shpallur klubi më i miri i vitit 2020, ndërsa Frutex dhe CIMA Construction janë shpallur donatorët e vitit 2020.

Përgatiti, Eurolinda Zenelaj

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit