Budakova, Reçani, Mohlani e disa vende të tjera nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë

19.11.2025

KEDS ka njoftuar se të enjtën do të realizohen punime teknike në rrjetin elektrik, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa fshatra të komunës së Suharekës.

Punimet janë pjesë e mirëmbajtjes preventive dhe ndërhyrjeve të nevojshme për eliminimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.

Sipas njoftimit, nga nënstacioni TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet dalja 10 kV Budakova (kodi 32000008) prej orës 10:00 deri në ora 15:30, transmeton SuharekaOnline.

Ndërprerja do të prekë zonat Pishina Solid, Reçani I dhe II, Dragaqina I, Qadraku I, pompat e ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II si dhe fshatin Budakovë.

KEDS ka sqaruar se ndërprerja është e nevojshme për mirëmbajtje preventive dhe intervenime në eliminimin e defekteve, si dhe për përmirësimin e gjeturave nga inspektimi me dron. Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve, duke theksuar se këto punime synojnë rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të sistemit elektrik.