Brenda javës në Suharekë, 2 vjedhje, 1 vrasje në tentativë dhe 1 dhunë në familje

06.02.2020

Sot është mbajtur takimi i rregullt i sigurisë lokale në Komunën e Suharekës. Në takimin e sotëm për siguri lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës z.Mihrije Suka, e cila është udhëheqëse e këtij takimi, e ka hapur takimin dhe ka folur për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës në Komunën e Suharekës. Ajo, ka veçuar […]

Brenda javës në Suharekë, 2 vjedhje, 1 vrasje në tentativë dhe 1 dhunë në familje Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Sot është mbajtur takimi i rregullt i sigurisë lokale në Komunën e Suharekës.

Në takimin e sotëm për siguri lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës z.Mihrije Suka, e cila është udhëheqëse e këtij takimi, e ka hapur takimin dhe ka folur për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës në Komunën e Suharekës.

Ajo, ka veçuar përgatitjet e aktiviteteve kulturore dhe sportive për Ditën e Pavarsësisë më 17 Shkurt si dhe për shpalljen Qytetar Nderi të Halil Kastratit po më atë datë. Po ashtu ka folur edhe për punët dhe aktivitetet tjera që kanë ndodhur dhe do të ndodhin ditëve në vijim.

Nga Policia e Kosovës, është raportuar se java ka qenë e qetë, por me disa raste: 2 vjedhje, 1 lëndim i lehtë trupor, 1 vrasje në tentativë dhe 1 dhunë në familje.

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së, ka njoftuar se shumë shpejtë do të fillojnë me zbatimin e projekteve me komuna.

Nga KFOR-LMT, kanë deklaruar se po takohen me përfaqësues të fshatrave si dhe janë takuar me përfaqësues të Bashkësisë Islame në Suharekë.