Brenda dy jave në Suharekë, 4 aksidente, 1 vjedhje, 3 kanosje, 4 sulme…

01.07.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Poashtu edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se në 14 ditët e kaluara në Suharekë kanë […]

Brenda dy jave në Suharekë, 4 aksidente, 1 vjedhje, 3 kanosje, 4 sulme… Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Poashtu edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se në 14 ditët e kaluara në Suharekë kanë ndodhur 4 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.

Ndër tjerash, Sylaj ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës në dy javët që lamë pas kanë ndodhur edhe 1 vjedhje, 3 kanosje, 3 raste lëndimi trupor, 2 raste të dhunës në familje e 1 rast i dëmtimit të pronës.

Po ashtu gjatë këtyre dy javëve në Suharekë kanë ndodhur edhe 1 rast i ndërhyrjes në sistem kompjuterik, 1 rast i falsifikimit të parave, 1 shpërthim zjarri, shkretim i pyjeve 1, 4 sulme, 1 marrje në posedim të pronës, 1 prishje e qetësisë publike.