Bllacë, prodhonin kriptovaluta me rrymë të vjedhur, Policia konfiskon dhjetëra aparatura

15.01.2022

Sipas njoftimit të policisë kjo rryma në këtë vend ka qenë e kyçur në mënyrë ilegale. “Me datë 13.01.2022, Sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suharekë, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në fshatin Bllacë të Suharekës , kanë gjetur dhe sekuestruar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave […]

Bllacë, prodhonin kriptovaluta me rrymë të vjedhur, Policia konfiskon dhjetëra aparatura Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të policisë kjo rryma në këtë vend ka qenë e kyçur në mënyrë ilegale.

“Me datë 13.01.2022, Sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suharekë, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në fshatin Bllacë të Suharekës , kanë gjetur dhe sekuestruar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike.

Per të gjitha keto veprime te njesive te stacionit policor ne Suharekë eshte njoftuar Prokuroria Themelore ne Prizren.

Po ashtu KEDS ka konstuar se rryma ka qen kyqje Ilegale! Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet  e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e  Kosovës”, thuhet në njoftim.