Bie numri i pensionistëve në Suharekë, të cilët marrin pension bazik të moshës

26.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës. Çfarë është pensioni bazik i moshës? Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët […]

Bie numri i pensionistëve në Suharekë, të cilët marrin pension bazik të moshës Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës.

Çfarë është pensioni bazik i moshës?

Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.

Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeçare.

Sipas të dhënave të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit dhjetor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës përfitues nga skema e pensioneve bazike kanë qenë 4.586 persona.

Rikujtojmë se në muajin nëntor 2022, në Komunën e Suharekës ishin regjistruar 4.588 persona të cilët kanë marr pension bazik të moshës.

Muaji, vitiNr. i personave që kanë marr pension bazik të moshës (65)
Janar, 20224.623
Shkurt, 20224.617
Mars, 20224.631
Prill, 20224.651
Maj, 20224.671
Qershor, 20224.702
Korrik, 20224.725
Gusht, 20224.174
Shtator, 20224.493
Tetor, 20224.554
Nëntor, 20224.588
Dhjetor, 20224.586
Burimi: ASK