Bie numri i femrave punëkërkuese në Suharekë

15.11.2022

Sipas nenit 49 të Kushtetutës së Kosovës, në pikën 2 thuhet se secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës. Kjo e drejtë rregullohet edhe me ligjin e punës sipas të cilit ndalohet diskriminimi në mes të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik prejardhje kombëtare ose sociale, gjuhës […]

Bie numri i femrave punëkërkuese në Suharekë Foto: Ilustrim

Sipas nenit 49 të Kushtetutës së Kosovës, në pikën 2 thuhet se secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.

Kjo e drejtë rregullohet edhe me ligjin e punës sipas të cilit ndalohet diskriminimi në mes të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik prejardhje kombëtare ose sociale, gjuhës anëtarësisë që e ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim apo profesion apo ngritje profesionale.

Ende mbetet shqetësues numri i madh i punëkërkuesve në Komunën e Suharekës, ku vetëm në shtator të vitit 2022 janë regjistruar 2.678 punëkërkues, prej tyre 1.316 femra.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, numri i punëkërkuesve të gjinisë femërore në Komunën e Suharekës nga viti në vit është rritur, por duke krahasuar muajin shtator të këtij viti me atë të vitit 2021 ku u regjistruan 2.309 punëkërkuese vërehet se numri i femrave që kanë kërkuar punë ka rënë dukshëm.