Bëhet shenjëzimi i rrugës në “Sheshin e Qytetit” për qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet

15.06.2021

Në takimin e rregullt të KKSB-së (Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi), që u mbajt më 9 qershor e të cilin e udhëhoqi znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, në mes tjerash u diskutua edhe rreth sigurisë gjatë sezonit veror. Ndër tjerash në këtë takim u diskutuan pika të rendit të ditës e cila ishte […]

Bëhet shenjëzimi i rrugës në “Sheshin e Qytetit” për qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet Foto: Ilustrim

Në takimin e rregullt të KKSB-së (Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi), që u mbajt më 9 qershor e të cilin e udhëhoqi znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, në mes tjerash u diskutua edhe rreth sigurisë gjatë sezonit veror.

Ndër tjerash në këtë takim u diskutuan pika të rendit të ditës e cila ishte “Plani operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave”.

Për këtë pikë u dha rekomandimi që të lirohet rruga e sheshit të qytetit për lëvizje në të dyja drejtimet, si dhe të respektohen vendimet që do të sjell qeveria pas datës 15 Qershor.

Ndërsa para pak minutash drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani ka bërë të ditur se tashmë është bërë shenjëzimi i rrugës te “Sheshi i Qytetit”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shabani ka theksuar se që nga nesër do të bëhet qarkullimi i automjetëve në të dy drejtimet.

“Shenjëzimi i rrugës te Sheshi që nga nesër qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet”, ka shkruar drejtori i Shërbimeve Publike, Enver Shabani.