Banorët e rrugës “Dëshmorët Bytyçi” ndihen të harruar nga Komuna e Suharekës

28.12.2020

Shërbimi i Institutcioneve Publike do duhej të ishte obligim për lehtësimin e jetesës së qytetarëve. Kështu të paktën thonë banorët e rrugës “Dëshmorët Bytyçi” në Shirokë, të cilët po kanë probleme gjatë kalimit në këtë rrugë, e sidomos pas reshjëve atmosferike. I konktaktuar nga SuharekaOnline, Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Suharekë, Enver Shabani […]

Banorët e rrugës “Dëshmorët Bytyçi” ndihen të harruar nga Komuna e Suharekës Foto: Ilustrim

Shërbimi i Institutcioneve Publike do duhej të ishte obligim për lehtësimin e jetesës së qytetarëve.

Kështu të paktën thonë banorët e rrugës “Dëshmorët Bytyçi” në Shirokë, të cilët po kanë probleme gjatë kalimit në këtë rrugë, e sidomos pas reshjëve atmosferike.

I konktaktuar nga SuharekaOnline, Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Suharekë, Enver Shabani ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë informacion për gjendjen aktuale të kësaj rruge dhe thotë se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga banorët e kësaj rruge, megjithatë Komuna e Suharekës në këtë rrugë kanë intervenuar me zhavor por kjo rrugë nuk ka qenë në plan këtë vit që të asfaltohet apo shtrohet me kubëza.

Gjithashtu, SuharekaOnline e ka kontaktuar edhe kryetarin e këtij fshati, Bashkim Ndrecaj, i cili ka thënë se ka bërë kërkesë që kjo rrugë dhe disa të tjera të rregullohen ku edhe ka njoftuar se disa nga rrugët kanë kaluar në asamble për vitin 2021.

Ndrecaj ka bërë të ditur se rrugët në fshatin Shirokë që pritet të rregullohen gjatë vitit 2021 janë rruga “Vllezërit Gërvalla”, “Pashko Vasa” dhe “Faik Konica” ku vlera investive e këtyre rrugëve që pritet të rregullohen gjatë vitit 2021 do të jetë 35,000 euro.