Kryetari i Suharekës me pasuri të njëjtë që nga viti 2018

08.08.2020

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë. Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë kishte nisur në fillim të marsit, por shkak i situatës së krijuar nga COVID-19, AKK pati shtyrë afatin e deklarimit deri më 19 qershor. “Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin […]

Kryetari i Suharekës me pasuri të njëjtë që nga viti 2018 Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë.

Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë kishte nisur në fillim të marsit, por shkak i situatës së krijuar nga COVID-19, AKK pati shtyrë afatin e deklarimit deri më 19 qershor.

“Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.

Kështu në bazë të publikimit të pasurisë në deklarimin e tij kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka deklaruar 1 shtëpi banimi, 2 banesa, truall, livadh (ara) dhe 1 veturë që është deklarimi i njëjtë si në vitin 2017.

Kryetari i Suharekës në regjistrin e pasurisë ka deklaruar se posedon një shtëpi banimi në vlerë prej 200 mijë eurosh, 2 banesa me vlerë nga 50 mijë euro, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, Muharremaj ka deklaruar se ka një truall që kushton 160 mijë euro dhe nje livadh (ara) më vlerë 100 mijë euro.

Si pasuri të paluajtshme, Kryetari e ka deklaruar edhe veturën, e cila ka një kosto prej 10 mijë eurosh.

Të hyrat vjetore të tij e kapin shifrën 15 mijë e 877 euro.

Deklarimi i pasurisë është i njejti më atë të dy viteve të kaluara, ku dhe në vitin 2018 dhe 2019, Muharremaj kishte deklaruar se kishe një shtëpi, dy banesa, truall dhe veturën e njejtë që e kishte blerë në vitin 2005.