Bajselmani: Nuk është marrë vendim për lejimin e mbajtjes të mbrëmjes së maturës

11.06.2021

Në disa media ka qarkulluar lajmi se gjatë takimit të kolegjiumit të arsimit me drejtorët e arsimit komunal dhe me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci është vendosur që të nis organizimi i mbrëmjes së maturës. Por, ndryshe thotë drejtori i Arsimit të Suharekës, Remzi Bajselmani. Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se ka […]

Bajselmani: Nuk është marrë vendim për lejimin e mbajtjes të mbrëmjes së maturës Foto: Drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani / SuharekaOnline

Në disa media ka qarkulluar lajmi se gjatë takimit të kolegjiumit të arsimit me drejtorët e arsimit komunal dhe me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci është vendosur që të nis organizimi i mbrëmjes së maturës.

Por, ndryshe thotë drejtori i Arsimit të Suharekës, Remzi Bajselmani.

Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se ka marrë pjesë në takim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe se është marrë vendim që viti shkollor të përfundojë më 2 korrik per klasat 1 deri në 8, ndërsa për klasët e 9, 10 dhe 11 do të përfundojë më 18 qershor.

Ndërsa sa i përket lejimit të mbajtjes së mbrëmjes së maturës, Bajselmani ka theksuar se një vendim i tillë nuk është marrë në këtë takim.

Por, ai tha se MAShTI ka bërë të ditur se do të dalë me komunikatë, ku do të çartësojë vendimin e qeverisë që pritet të merret me 15 qershor.

Kujtojmë se kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i ka bërë kërkesë ministrisë së Arsimit që të lejohet organizimi i mbrëmjes së maturës dhe ekskurzionet.