Bajselmani: Mësimi për klasat 6-12 ka filluar sipas planit në të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës

19.04.2021

Pas një jave pushim pranveror dhe pas një jave me mësim online, sot, nxënësit e klasave 6-12 janë rikthyer në bankat shkollore për të vazhduar procesin mësimor në mënyrë fizike. Edhe në shkollat e Komunës së Suharekës procesi mësimor për klasat e lartshënuara  ka filluar në mënyrë fizike. Kështu ka bërë të ditur në një prononcim […]

Bajselmani: Mësimi për klasat 6-12 ka filluar sipas planit në të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Pas një jave pushim pranveror dhe pas një jave me mësim online, sot, nxënësit e klasave 6-12 janë rikthyer në bankat shkollore për të vazhduar procesin mësimor në mënyrë fizike.

Edhe në shkollat e Komunës së Suharekës procesi mësimor për klasat e lartshënuara  ka filluar në mënyrë fizike.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për SuharekaOnline drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani.

”Po, mësimi në mënyrë fizike ka filluar në të gjitha shkollat e komunës, për klasat 6-12, sipas planit dhe gjithçka deri më tani ka shkuar në rregull” ka thënë ai.

Bajselmani ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës është e mirë dhe e menaxhueshme, duke shtuar se në bazë të informacioneve zyrtare që ai ka aktualisht nuk ka asnjë nxënës apo mësimëdhënës të infektuar me COVID-19.

Ndër tjerash drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani ka bërë thirrje për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që të respektojnë masat të cilat janë aktualisht në fuqi në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve.

Rikujtojmë se javën e kaluar, me 12 prill, në Komunën e Suharekës procesi mësimor ka filluar në mënyrë fizike, nëpër shkolla për klasat e para deri në ato të pesta.