Asambleisti nga Suhareka shërohet nga COVID-19
Më 16 korrik asambleisti nga radhët e PDK-së në Suharekë, Rilind Krasniqi, kishte njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Krasniqi ndër tjera kishte thënë që ka qenë e pritur pasi që është pjesë e stafit të SHSKUK-së. E sot ai ka bërë të ditur se ka mposhtur luftën me covid-19 dhe se një gjë […]
Më 16 korrik asambleisti nga radhët e PDK-së në Suharekë, Rilind Krasniqi, kishte njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Krasniqi ndër tjera kishte thënë që ka qenë e pritur pasi që është pjesë e stafit të SHSKUK-së.
E sot ai ka bërë të ditur se ka mposhtur luftën me covid-19 dhe se një gjë e tillë i është konfirmuar edhe nga IKSHPK.
“Të dashur miq, sot janë bërë 21 ditë që kur jam testuar për virusin Covid-19 dhe sipas rregullorës së OBSH-së dhe IKSHPK-së personat që rezultojnë pozitiv duhet të vetizolohen 14+3 ditë(varësisht nga gjendja shëndetësore), që i bie që unë tash e disa ditë e kam kaluar këtë virus. Po ashtu jam njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti se tashmë jam në listën e personave të shëruar.
Tash e një kohë me shëndet jam mirë. Gjatë kësaj periudhe 3 javore, simptoma të theksuara kam pasur në javën e parë ndërsa pothuajse qe 2 javë jam pa simptoma të virusit.
Unë fatmiresisht nuk kam pasur komplikime të rënda dhe e kam kaluar në shtëpi, megjithëse herë pas here ka pasur momente edhe kur kam përjetuar intensitet më të theksuar të simptomave. Kjo nuk do të thotë që të gjithë e përjetojmë njësoj, prandaj respektoni rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike” ka njoftuar Krasniqi.