Anulohet konkursi për drejtor në shkollën e Reshtanit, shkolla mbetet me ushtrues detyre

11.07.2023

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë me datë 22 maj, 2023 kishte njoftuar se ka hapur konkurs pune për një vend të lirë në pozitën: drejtor shkolle. Bazuar në nenin 68, Paragrafi 1, të Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët Publik, Zyra e Personelit të Komunës së Suharekës ka njoftuar se ka bërë publikimin e shpalljes së […]

Anulohet konkursi për drejtor në shkollën e Reshtanit, shkolla mbetet me ushtrues detyre Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë me datë 22 maj, 2023 kishte njoftuar se ka hapur konkurs pune për një vend të lirë në pozitën: drejtor shkolle.

Bazuar në nenin 68, Paragrafi 1, të Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët Publik, Zyra e Personelit të Komunës së Suharekës ka njoftuar se ka bërë publikimin e shpalljes së konkursit për vendin e lirë të punës në DKA-Suharekë për pozitën: Drejtor në SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan, raporton SuharekaOnline.

Mirëpo, lidhur me këtë konkurs DKA-Suharekë gjatë ditës së hënë ka bërë të ditur se i njëjti është anuluar.

Në njoftimin e DKA-Suharekë thuhet se bazuar në nenin 8, pika 2.2 të UA nr. 151/2020 është marrë vendim për anulimin e konkursit 05 nr.111-32769 të datës 22.05.2023 për pozitën drejtor i shkollës SHFMU “Flamuri i Arbërit” në Reshtan.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se ky konkurs për këtë pozitë anulohet shkaku se kandidatët nuk i kanë përmbushur kushtet dhe kritetet sipas Udhëzimit Administrativ.

Ditë më parë, Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani përmes një postimi në rrjetin e tij social, facebook, ka njoftuar se ka emëruar profesorin, Shahni Shala si ushtrues detyre për pozitën e drejtorit të shkollës në SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan.

“Prof Shani Shala, emërohet ud i drejtorit në Shfmu “Flamuri Arberit” Reshtan . Suksese!” kishte shkruar Bajselmani.