Aktivizohet sistemi i menaxhimit të radhës në Komunën e Suharekës

20.12.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se sistemi i menaxhimit të radhës është aktivizuar. I pari i Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, ka bërë të ditur se sistemi i menaxhimit të radhës tani më është dhe se i njejti do të ketë shërbim shumë […]

Aktivizohet sistemi i menaxhimit të radhës në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se sistemi i menaxhimit të radhës është aktivizuar.

I pari i Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, ka bërë të ditur se sistemi i menaxhimit të radhës tani më është dhe se i njejti do të ketë shërbim shumë më të lehtë për qytetarët e komunës.

“Sistemi i menaxhimit të radhës, tashmë është aktiv dhe natyrisht do të ketë shërbim shumë më të lehtë për qytetarët.

Për dokumentet e nevojshme, të cilat i kemi në përgjegjësi si komunë, do të jemi të angazhuar gjithmonë.” ka shkruar Muharremaj.

Rikujtojmë se ky ishte njëri nga 78 premtimet e kryetarit Muharremaj për mandatin e dytë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dhënë premtime në fushën e administratës, arsimit, bujqësisë, ekonomisë, infrastrukturës, kulturës, shëndetësisë, shërbimeve publike, sociale, sporti dhe urbanizëm.

Ndërsa, ky premtim hynë në fushën e administratës.

Administratë

1. Ndërtimi i objektit të ri komunal;
2. Krijimi i qendrës ‘One Stop Shop’ (të gjitha shërbimet në një vend);
3. Implementimi i sistemit të menaxhimit të radhës;
4. Funksionalizimi i sistemit të vijueshmërisë në punë te të gjitha institucionet;
5. Krijimi i sistemit IOS-ANDROID të Gjendjes Civile-aplikimi për dokumente përmes sistemit;
6. Trajnimi dhe informimi i stafit me ligjet e reja dhe ndryshimet ligjore që bëhen.