Agjenda e aktiviteteve për Ditën e Çlirimit të Suharekës – 13 Qershor
Në këtë ditë të shënuar do të përkujtohen dëshmorët, martirët dhe të gjitha ata që kontribuan për lirinë e vendit. Tashmë është bërë e ditur agjenda e kremtimit të 13 Qershorit në Suharekë. Më 13 Qershor me fillim nga ora 10 deri në 11:30 do të bëhen homahze te parku i dëshmorëve, përmendoret e heronjve […]
Në këtë ditë të shënuar do të përkujtohen dëshmorët, martirët dhe të gjitha ata që kontribuan për lirinë e vendit.
Tashmë është bërë e ditur agjenda e kremtimit të 13 Qershorit në Suharekë.
Më 13 Qershor me fillim nga ora 10 deri në 11:30 do të bëhen homahze te parku i dëshmorëve, përmendoret e heronjve Besim Ndreca, Fadil Vata, përmendorja e dëshmorit Kenan Halimi, përmendorja e Viktimave Civile, te shtatorja dhe varri i Ukët Bytyçit në Semetisht, pllaka përkujtimore e gazetarëve gjermanë në Qafë të Duhlës dhe varrezet e dëshmorëve në Grejçevc.
Ndërsa, nga ora 12:00 deri në 13:00 do të mbahet akademia solemne te Palestra Sportive “13 Qershori” në Suharekë.
Nga ora 18:30 deri në 19:00 do të mbahet defileu i veteranëve të UÇK-së, nga komuna deri te sheshi i qytetit.
Në fund nga ora 19:00 deri në 20:30 mbahet koncerti festiv te sheshi i qytetit.

