ShMT “Skënder Luarasi”, nga sot afati për paraqitje të Testit të Maturës, më 18-19 riprovimet për afatin e Gushtit…

16.08.2021

Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” ka publikuar agjendën e aktiviteteve për muajin Gusht. Sipas kësaj agjende nga sot ka filluar afati për paraqitjen e Testit të Maturës, ku do të zgjasë deri më 20 Gusht, maturantët mund ta paraqesin këtë test nga ora 08:00 deri në 13:00. Ndërsa më 18 dhe 19 Gusht (e […]

ShMT “Skënder Luarasi”, nga sot afati për paraqitje të Testit të Maturës, më 18-19 riprovimet për afatin e Gushtit… Foto: Ilustrim

Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” ka publikuar agjendën e aktiviteteve për muajin Gusht.

Sipas kësaj agjende nga sot ka filluar afati për paraqitjen e Testit të Maturës, ku do të zgjasë deri më 20 Gusht, maturantët mund ta paraqesin këtë test nga ora 08:00 deri në 13:00.

Ndërsa më 18 dhe 19 Gusht (e mërkurë dhe e enjte), fillojnë riprovimet e nxënësve për afatin e Gushtit (klasa 10, 11 dhe 12), duke filluar nga ora 08:00 deri në 13:00.

Gjithashtu, më 20 Gusht (e premte) do të mbahet Testi i brendshëm për maturantë nga ora 09:00 (online), po ashtu me këtë datë do të mbahet edhe mbrojtja e punimit praktik për maturantë nga ora 12:00 (online).

Më poshtë agjenda e plotë e aktiviteteve:

  • 16-20.08.2021 ora 08:00-03:00, paraqitja e Testit të Maturës.
  • 18 dhe 19.08.2021 e mërkurë dhe e enjte, riprovimet e nxënësve për afatin e Gushtit (klasa X, XI dhe XII), duke filluar nga ora 08:00-13:00.
  • 20.08.2021 e premte, Testi i brendshëm për maturantë ora 09:00 (online).
  • 20.08.2021 e premte, Mbrojtja e punimit praktik për maturantë ora 12:00 (online).
  • 23.08.2021 e hënë, ora 09:00, mbledhja e Këshillit të Klasave dhe raportimi pas riprovimeve.
  • 23,24 dhe 25.08.2021 (e hënë, e martë dhe e mërkurë) afati i regjistrimit të nxënësve në klasa të dhjeta.
  • 28.08.2021 e shtunë, dita e provimit të Maturës Shtetërore 2021.
  • 30.08.2021 e hënë, nga ora 09:00, Kontrollimi i ditarëve, komisioni në përbërje: Arife Bytyçi, Shqipe Gashi dhe Dijana Kolgeci.
  • 31.08.2021 e martë, ora 09:00, mbledhja e Këshillit të Arsimtarëve.
  • 01.09.2021 e mërkurë, fillimi i vitit të ri shkollor 2021/2022.