Për nder të këtij përvjetori, institucionet komunale kanë organizuar një agjendë të ngjeshur me aktivitete memoriale dhe festive që do të shtrihen përgjatë gjithë ditës së sotme.
Përmes një njoftimi zyrtar, Komuna e Suharekës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të luftës që t’u bashkohen organizimeve në nderim të të rënëve për liri.
Sipas agjendës zyrtare, aktivitetet nisin nga mëngjesi dhe do të përmbyllen në orët e mbrëmjes:
09:00 – Pritja e mysafirëve dhe delegacioneve në objektin e Komunës së Suharekës.
10:00 – Homazhe në Parkun e Dëshmorëve, te përmendoret e heronjve e martirëve, si dhe te varri i Ukë Bytyçit në Semetisht.
11:00 – Homazhe te përmendorja e gazetarëve gjermanë në Qafë të Duhlës.
11:15 – Nderimet vazhdojnë në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Carralevë.
12:00 – Mbajtja e Akademisë Solemne në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.
18:20 – Takimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në oborrin e Komunës.
18:45 – Defileu i veteranëve nga objekti i Komunës deri te Sheshi i Qytetit.
19:00 – Koncert festiv në Sheshin e Qytetit për përmbylljen e festimeve.
”Ftoheni që të merrni pjesë në aktivitetet e kremtimit të 13 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Suharekës,” thuhet në ftesën e lëshuar nga Komuna e Suharekës.
