7 ambasadorë e vizitojnë Suharekën

11.11.2021

Sot Komunën e Suharekë po e vizitojnë ambasadorët e 7 shteteve si: Suedisë, Norvegjisë, Beligjikës, Finlandës, Sllovenisë, Zvicrrës dhe Greqisë. Këta ambasadorë janë duke mbajtur takim me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Kryetari Muharremaj ka thënë se vizita e tyre besojmë se nënkupton edhe bashkëpunimin në të ardhmen në disa drejtime. Ndërsa, pas […]

7 ambasadorë e vizitojnë Suharekën Foto: Ilustrim

Sot Komunën e Suharekë po e vizitojnë ambasadorët e 7 shteteve si: Suedisë, Norvegjisë, Beligjikës, Finlandës, Sllovenisë, Zvicrrës dhe Greqisë.

Këta ambasadorë janë duke mbajtur takim me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari Muharremaj ka thënë se vizita e tyre besojmë se nënkupton edhe bashkëpunimin në të ardhmen në disa drejtime.

Ndërsa, pas këtij takimi në shënim të “Ditës së Fermerit”, ata do të vazhdojnë vizitën në fshatin Dubravë, ku do të vizitojnë një fermë, gjithashtu do të vizitojnë një qumështore në fshatin Sallagrazhdë.

Në Dubravë me fillim nga ora 11:10 do të vizitojnë një plantacion arrash dhe vreshtash, gjithashtu do të bëjnë vizitë edhe tek një fermë e viçave dhe te mulliri i vjetër në Buzhalë.

Ndërsa, këtë vizitë do ta përfundojnë në fshatin Maqitevë, ku do të vizitojnë një fermë.

Më poshtë mund ta gjeni agjendën e plotë.