5 kandidatë konkurojnë për një vend pune në QKMF-në e Suharekës

16.06.2021

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 27 maj të këtij viti kishte hapur konkurs për një mami medicinale (motër akusherike) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë në repartin e Gjinekologjisë. ”Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale 06-Nr-937 me datë 27.05.2021 Në bazë të nenit 8 të pika 1 […]

5 kandidatë konkurojnë për një vend pune në QKMF-në e Suharekës Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 27 maj të këtij viti kishte hapur konkurs për një mami medicinale (motër akusherike) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë në repartin e Gjinekologjisë.

”Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

06-Nr-937

me datë 27.05.2021

Në bazë të nenit 8 të pika 1 dhe 2 Ligjit të Punës Nr-03/L-212 dhe sipas Autorizimit të Kryetarit të Komunës 01-Nr-016-29094 datë: 25.05.2021, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpallë këtë konkurs

Një mami medicinale (moter akusherike) në QKMF në Suharekë në repartin e Gjinekologjisë me kohë të pa caktuar“, thuhet në njoftim, përcjellë SuharekaOnline.

Ndërsa, lidhur me këtë konkurs, gjatë ditës së martë Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka publikuar listën me emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për këtë vend pune.

Ku sipas kësaj liste të publikuar është bërë e ditur se për një vend pune në QKMF-Suharekë kanë aplikuar 5 kandidatë.

Njoftim-shendetsia