31 çifte kurorëzohen në Suharekë gjatë shtatorit, shkurorëzohen 3 të tjerë

15.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore ndër tjerash edhe për Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shtator 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat […]

31 çifte kurorëzohen në Suharekë gjatë shtatorit, shkurorëzohen 3 të tjerë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore ndër tjerash edhe për Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shtator 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

Bazuar në të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline figuron se në Komunën e Suharekës gjatë muajit shtator të këtij viti janë regjistruar 31 kurorëzime.

Ndërsa, në të njejtën periudhë kohore në Komunën e Suharekës janë regjistruar edhe 3 shkurorëzime.