12,373 qytetarë nga Suhareka të vaksinuar kundër COVID-19

12,373 qytetarë nga Suhareka të vaksinuar kundër COVID-19
Fjolla Hoxha

21.07.2021 / Suhareka

12,373 qytetarë të Komunës së Suharekës tashmë janë vaksinuar kundër COVID-19. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

Këto shifra Kuqi i ka bërë të ditura gjatë seancës së shtatë të rregullt të asamblesë komunale në Suharekë, ku gjithashtu ka ftuar qytetarët që të vaksinohen.

Ndër tjera drejtoresha ka treguar se plani i vaksinimit po shkon sipas planit dhe se QKMF ka në dispozicion sasi të mjaftueshme të vaksinave.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u shërua edhe një pacient nga Suhareka, ku tashmë fatmirësisht nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19 në këtë komunë.

LEXO EDHE:  Jasharaj fajëson mësimdhënësit: Nëse mësimi s’mbahet në shkolla, ju e merrni përgjegjësinë

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit