103 fëmijë me aftësi të kufizuara në Suharekë marrin asistencë sociale
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shtator të vitit 2025.
Foto: Little boy is doing handprints
Sipas statistikave të ASK që përcjellë SuharekaOnline figurojnë edhe ato të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe numri i familjeve që kanë fëmijë të kësaj kategorie, të cilat përfitojnë nga shteti.
Bëhet e ditur senë mujin shtator të këtij viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar gjithsej 103 fëmijë me aftësi të kufizuara.
Nga statistikat që posedon SuharekaOnline bëhet e ditur se numri i kësaj kategorie në Komunën e Suharekës ka shënuar ngritje, krahasuar me muajt paraprak të këtij viti.
Në Kosovë janë gjithsej 3.960 fëmijë me aftësi të kufizuara të cilët ndihmohen nga shteti.