1 Maji, Inspeksioni në Suharekë apelon tek qytetarët për mos djegie të gomave

30.04.2022

Drejtoresha e Inspeksionit të Komunës së Suharekës, Albulena Kokollari apelon qytetarët: MOS DJEG GOMA! Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve – 1 Majin, në vendin tonë praktikohet djegia e gomave dhe mbeturinave, veprime të tilla të shëmtuara e që e ndotin rëndë mjedisin. Andaj u ka bërë apel qytetarëve të Komunës së Suharekës që të përmbahen […]

1 Maji, Inspeksioni në Suharekë apelon tek qytetarët për mos djegie të gomave Foto: Ilustrim

Drejtoresha e Inspeksionit të Komunës së Suharekës, Albulena Kokollari apelon qytetarët: MOS DJEG GOMA!

Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve – 1 Majin, në vendin tonë praktikohet djegia e gomave dhe mbeturinave, veprime të tilla të shëmtuara e që e ndotin rëndë mjedisin.

Andaj u ka bërë apel qytetarëve të Komunës së Suharekës që të përmbahen nga kjo formë e shënimit të kësaj feste, e cila është e papranueshme, e rrezikshme dhe nuk përkon asgjë me ne, e as me traditën tonë.

Me qëllim të parandalimit të rasteve eventuale, inspektorati komunal do të jetë në detyrë dhe do të gjobitë çdo kënd që praktikon formë të tillë të shënimit të kësaj feste.