Inspektoriati në Suharekë bën ftesë publike për linjën Nëpërbisht – Suharekë
Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Suharekës në mbështjetje të Nenit 6 pika 1, 2, 3, 4, 5, 6 të Ligjit për Transportin Rrugor Ligji Nr.04/L-179 dhe Nenit 3 pika 1 e Rregullores për Transportin Rrugor në Territorin e Komunës së Suharekë 01Nr.110-81112 datë 26.12.2018, ka bërë ftesë publike për linjën Nëpërbisht – Suharekë. Kjo […]
Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Suharekës në mbështjetje të Nenit 6 pika 1, 2, 3, 4, 5, 6 të Ligjit për Transportin Rrugor Ligji Nr.04/L-179 dhe Nenit 3 pika 1 e Rregullores për Transportin Rrugor në Territorin e Komunës së Suharekë 01Nr.110-81112 datë 26.12.2018, ka bërë ftesë publike për linjën Nëpërbisht – Suharekë.
Kjo ftesë iu referohet të gjithë operatorëve të Transporit Rrugor të Udhëtarëve të cilët kanë interesim të konkurrojnë për relacionin Nëpërbisht-Suharekë dhe anasjelltas.
Orari i udhëtimeve për këtë relacion do të jetë:
Nisja: 7:00, 08:00, 10:00, 12:20, 13:50, 15:05, 17:50
Kthimi: 7:30, 9:30, 11:20, 13:20, 14:40, 16:05, 19:30.
Në ftesën publike të Drejtorisë së Inspeksionit e cila do të jetë e hapur nga data 11.12.2023 deri më 22.12.2023, janë edhe kushtet të aplikimit dokumentet e nevojshme për aplikim.
