Protesta e aksione simbolike për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

01.05.2024

Për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve do të protestohet.

Protesta e aksione simbolike për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve Foto: Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, ka paralajmëruar protestë në shenjë pakënaqësie ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë.

Sipas një njoftimi për media tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10: 30 deri në orën 11:00 në oborrin e Bibliotekës Kombëtare për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë.

“Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt Konvikteve. Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt Hotel ‘Grand’ dhe sheshit ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Përveç protestave nga SBASHK, janë paralajmëruar edhe disa aksione simbolike.

Rinia Demokratike e Kosovës pritet të zhvillojë një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës në orën 10:00.

Gjithashtu, edhe Blloku Feminist Antikapitalist organizon marsh protestues për Ditën e Punëtorëve në orën 12:00.