Zyrtare: Shtyhet ndeshja FC Ferizaj – FC Ballkani

17.09.2022

Ndeshja e xhiros së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Ballkanit, shtyhet për një ditë.  Kjo ndeshje ishte paraparë që të luhet nesër (e diel) me fillim nga ora 15:00, por ky takim është shtyrë për të hënën. Ky vendim erdhi nga FFK-ja, pasi ekipi i Ballkanit mbrëmë ka pasur telashe […]

Zyrtare: Shtyhet ndeshja FC Ferizaj – FC Ballkani Foto: Ilustrim

Ndeshja e xhiros së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Ballkanit, shtyhet për një ditë. 

Kjo ndeshje ishte paraparë që të luhet nesër (e diel) me fillim nga ora 15:00, por ky takim është shtyrë për të hënën.

Ky vendim erdhi nga FFK-ja, pasi ekipi i Ballkanit mbrëmë ka pasur telashe gjatë kthimit në Kosovë, pas defektit në aeroplan, që krijoi frikë dhe traumë tek stafi dhe lojtarët.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Ndeshja e xhiros së 8 në “ALBI MALL” Superligën e Kosovës në Futboll mes FC Ferizaj – FC Ballkani e caktuar të zhvillohej ditën e diel nga ora 15:00, është shtyrë për të hënën.

Vendimi na është dërguar nga Federata e Futbollit të Kosovës, me arsyen se Ballkani pas përfundimit të ndeshjes së djeshme kundër Slavia Prages, ka pasur telashe gjatë kthimit, me një defekt në aeroplan, e që krijoi frikë dhe trauma tek stafi, lojtarët dhe se kanë mbërritur me shumë vonesë në Kosovë.

Komisioni i Garave në shkresën e dërguar kanë shkruar se ndeshja FC Ferizaj – FC Ballkani do të zhvillohet të hënën me datë 19.09.2022 në ora 15:00.