Zyrtare, Ibrahimovic rinovon kontratën me Milanin

23.04.2021

Zlatan Ibrahimovic ka rinovuar edhe për një sezon tjetër kontratën e tij me Milanin. Ibrahimovic, ka firmosur rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2022. Lajmin e bëri të ditur klubi kuqezi, me anë të një komunikate në ueb-faqen e tyre zyrtare. Ibra, u rikthye për shkëlqimin e dytë në Itali, ku ka pranuar […]

Zyrtare, Ibrahimovic rinovon kontratën me Milanin Foto: Ilustrim

Zlatan Ibrahimovic ka rinovuar edhe për një sezon tjetër kontratën e tij me Milanin.

Ibrahimovic, ka firmosur rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2022.

Lajmin e bëri të ditur klubi kuqezi, me anë të një komunikate në ueb-faqen e tyre zyrtare.

Ibra, u rikthye për shkëlqimin e dytë në Itali, ku ka pranuar kontratën prej 7 milionë eurove në sezon.

Milan është ekipi italian me të cilin Ibrahimovic ka luajtur më shumë në karrierë, me 130 ndeshje të zhvilluara dhe 84 gola të shënuar.