AC Milan dhe Dinamo Zagreb urojnë Ballkanin për titullin e kampionit

26.06.2023

Klubi i futbollit Ballkani u shpall kampion i Kosovës për herë të dytë radhazi, me ç’rast e siguroi edhe pjesëmarrjen e dytë në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Kampionëve. E për këtë sukses, klubi suharekas ka marrë urime nga klubet e njohura evropiane. FC Ballkani përmes një postimi ka njoftuar se ka marr urim […]

AC Milan dhe Dinamo Zagreb urojnë Ballkanin për titullin e kampionit Foto: Ilustrim

Klubi i futbollit Ballkani u shpall kampion i Kosovës për herë të dytë radhazi, me ç’rast e siguroi edhe pjesëmarrjen e dytë në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Kampionëve.

E për këtë sukses, klubi suharekas ka marrë urime nga klubet e njohura evropiane.

FC Ballkani përmes një postimi ka njoftuar se ka marr urim nga AC Milan dhe nga klubi më i madh kroat, Dinamo Zagreb, për titullin e dytë në histori të tij në ligën elitare kosovare.

“Të dashur tifozë,

Kemi kënaqësinë që dy klube me traditë të futbollit evropian, na ka dërguar telegrame urimi, me rastin e triumfit për të dytin vit me radhë, në Superligën e Kosovës në futboll.

Është nder i madh për ne që të përgëzohemi prej njërit nga klubet më të trofeshëm dhe ikonik në botë, AC Milan. Njëkohësisht duke qenë se jemi në prag të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve, të marrësh një urim nga gjiganti i dytë për nga titujt në histori të Champions League, është motiv shtesë për secilin prej nesh që të japim gjithçka nga vetja, të paraqitemi sa më denjësisht në Evropë.

Njejtë, me nder e kënaqësi, kemi pranuar telegramin edhe nga klubi që ka shkruar historinë në futbollin e Kroacisë, Dinamo Zagreb. Madje për ne kjo ka një peshë shumë të madhe, jo vetëm për lidhjet tona historike me popullin kroat, por edhe si një klub shembull që punon dhe nxjerrë talentë të jashtëzakonshëm, të cilët pushtojnë klubet më të mëdha në botë.

Faleminderit dhe shumë respekt nga FC BALLKANI” thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.