Milani synon transferimin e Granit Xhakës – në skenë një marrëveshje shkëmbimi me Thiaw

para 34 dite

Milani po përgatit një ofertë për të transferuar mesfushorin shqiptar të Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Milani synon transferimin e Granit Xhakës – në skenë një marrëveshje shkëmbimi me Thiaw

Sipas burimeve pranë klubit, takimet mes palëve për të diskutuar këtë lëvizje janë planifikuar për javën e ardhshme.

Xhaka iu bashkua Bayer Leverkusenit në korrik të vitit 2023, pas një transferimi nga Arsenali me vlerë 15 milionë euro, ndërsa kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028. Reprezentuesi i Zvicrës ka qenë një nga figurat kyçe të skuadrës gjatë këtij sezoni, duke regjistruar 49 ndeshje, 2 gola dhe 7 asistime.

Sipas raportimeve të Calciomercato, drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë mundësinë që në këtë marrëveshje të përfshihet edhe mbrojtësi Malick Thiaw, në mënyrë që të ulet kostoja e përgjithshme e transferimit. Bayer Leverkusen ka shfaqur interes për Thiaw që më herët, çka mund të ndikojë pozitivisht në rrjedhën e negociatave.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim nëse kampionët e Gjermanisë do të pranojnë një marrëveshje të tillë shkëmbimi, dhe mbetet të shihet se çfarë rol do të luajnë tarifat shtesë në strukturën e kësaj marrëveshjeje të mundshme.

Portali ynë do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet më të fundit rreth këtij transferimi potencial që pritet të tërheqë vëmendje në merkaton verore.

Etiketat

Ofertat e fundit