Zyrtare, Final 8 Kupa e Kosovës zhvillohet në Karagaç – FBK e miraton kërkesën e KB Pejës
- 24.01.2022
- 0 komente
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për zhvillimin e Final 8 Kupa e Kosovës.

Kësaj here në këtë vit, gara e madhe e basketbollit kosovar do të zhvillohet në qytetin e Pejës, pasi klubi baseketbollistik (KB) Peja ka plotësuar të gjitha kushtet.
Final 8 Kupa e Kosovës do të zhvillohet nga datat 9 deri më 13 shkurt të vitit 2022.
Njoftimi i plotë nga FBK:
Vendim i Bordit të FBK-së
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka miratuar kërkesën e KB Peja për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll në datat 09-13 Shkurt 2022, pasi skuadra nga Peja i ka plotësuar kushtet e përcaktuara në konkursin për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit të FBK-së, Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit e Kosovës
KOMENTE0
Leave a Reply