KB Golden Eagle Ylli pret KB Pejën nesër në Suharekë

26.09.2025

Klubi i basketbollit nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli, do të përballet nesër me KB Pejën në një ndeshje miqësore që pritet të tërheqë vëmendjen e adhuruesve të basketbollit.

KB Golden Eagle Ylli pret KB Pejën nesër në Suharekë Foto: Ilustrim

Ndeshja zhvillohet të shtunën, më 27 shtator 2025, nga ora 17:00, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Organizatorët kanë njoftuar se dyert e palestrës do të jenë të hapura për të gjithë shikuesit, duke u ofruar tifozëve mundësinë për të parë nga afër skuadrën e tyre të zemrës në përballjen me rivalët e mirënjohur nga Peja.

Kjo miqësore shihet si një test i rëndësishëm për të dy klubet para ndeshjeve të radhës zyrtare, duke u dhënë mundësi trajnerëve të provojnë formacionet dhe lojtarët e rinj.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More