Zyrtare: Edvin Kuç rikthehet te Ballkani

21.06.2026

Mesfushori Edvin Kuç është rikthyer te Ballkani, duke u bashkuar sërish me kampionët nga Suhareka pas aventurës së tij në futbollin azerbajxhanas.

Zyrtare: Edvin Kuç rikthehet te Ballkani Foto: Ilustrim

FC Ballkani e ka zyrtarizuar transferimin e 32-vjeçarit me një njoftim të shkurtër në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Mirë se kthehesh në shtëpi, Edvin Kuç”.

Kuç i bashkohet Ballkanit si lojtar i lirë, pasi së fundmi ishte pjesë e Neftchit në Azerbajxhan. Ai ishte larguar nga Ballkani pikërisht pas paraqitjeve të shkëlqyera me skuadrën kosovare, ku ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në sukseset e klubit në arenën vendore dhe evropiane.

Rikthimi i tij pritet të forcojë mesfushën e Ballkanit për sezonin e ri, ndërsa tifozët shpresojnë që përvoja dhe cilësitë e Kuçit të ndihmojnë skuadrën në garat kampionale dhe ato ndërkombëtare.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More