Zhegrova zgjidhet Lojtari i Muajit tek Lille

09.01.2024

Edon Zhegrova është zgjedhur Lojtari i Muajit tek Lille. Ylli kosovar u votua më së shumti nga tifozët e klubit francez pas paraqitjeve që i pati në muajin dhjetor. 24 vjeçari e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka falënderuar tifozët që e votuan dhe që po i japin motiv […]

Zhegrova zgjidhet Lojtari i Muajit tek Lille Foto: Ilustrim

Edon Zhegrova është zgjedhur Lojtari i Muajit tek Lille.

Ylli kosovar u votua më së shumti nga tifozët e klubit francez pas paraqitjeve që i pati në muajin dhjetor.

24 vjeçari e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka falënderuar tifozët që e votuan dhe që po i japin motiv dhe që po e shtyjnë përpara.

“I falënderoj krejt tifozët që më votuan për lojtarin e muajit”, shkroi përfaqësuesi kosovar në Instastory.

Zhegrova i ka realizuar 6 gola dhe i ka bërë 7 asistime në të gjitha garat në këtë edicion.