Zhegrova shkëlqen në Hong Kong, i jep Juventusit fitoren ndaj Chelseat
05.08.2026
Edon Zhegrova ka qenë protagonist i fitores së Juventusit ndaj Chelseat, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes në miqësoren e zhvilluar në Hong Kong.
Ylli i Kombëtares së Kosovës realizoi një supergol në pjesën e dytë, duke i siguruar Juventusit triumfin 1:0 ndaj skuadrës angleze.
Zhegrova pati një paraqitje mjaft të mirë gjatë takimit, duke krijuar vazhdimisht rrezik për mbrojtjen e Chelseat dhe duke dëshmuar formë të mirë në prag të sezonit të ri.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Kai Tak Sports Park” në Hong Kong, në kuadër të përgatitjeve parasezonale për edicionin 2026/27.
