Xherdan Shaqiri e njofton agjentin se dëshiron të largohet nga Liverpooli
Xherdan Shaqiri e ka njoftuar agjentin se dëshiron të largohet nga klubi futbollistik anglez, Liverpooli. Këtë gjë reprezentuesi i Zvicrës po shpreson të ndodhë në afatin kalimtar të verës. Shaqiri ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Liverpoolit e drejtuar nga Jurgen Klopp, ku në të gjitha garat në këtë sezon ka bërë vetëm […]
Xherdan Shaqiri e ka njoftuar agjentin se dëshiron të largohet nga klubi futbollistik anglez, Liverpooli.
Këtë gjë reprezentuesi i Zvicrës po shpreson të ndodhë në afatin kalimtar të verës.
Shaqiri ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Liverpoolit e drejtuar nga Jurgen Klopp, ku në të gjitha garat në këtë sezon ka bërë vetëm shtatë paraqitje si startues.
Pavarësisht interesimit të raportuar nga klube të shumta afatin kalimtar të janarit, Shaqiri mbeti në klubin anglez për gjysmën e dytë të sezonit.
Sipas “Football Insider”, megjithatë, 29-vjeçari i ka thënë agjentit të tij për t’i gjetur atij një klub të ri për edicionin 2021-22.
Po ashtu është pohuar se destinacioni më i mundshëm i ardhshëm për Shaqirin është Serie A, me Romën dhe Lazion të interesuar për shërbimet e tij.
Ndërsa një lëvizje në ekipin e La Ligas, Sevilla është një tjetër mundësi që po shqyrtohet.