Vjen reagimi nga Gjilani, pasi e humbën ndeshjen në tavolinë ndaj Ballkanit

06.04.2022

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Enea Koliçi barazoi shifrat, kurse tifozët e Gjilanit u futën në fushë, me ç’rast e sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, duke e lënë pa ndjenja. Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga SC Gjilani, të cilët njoftuan se do të parashtrojnë ankesë ndaj këtij vendimi. “Ndeshja […]

Vjen reagimi nga Gjilani, pasi e humbën ndeshjen në tavolinë ndaj Ballkanit Foto: Ilustrim

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Enea Koliçi barazoi shifrat, kurse tifozët e Gjilanit u futën në fushë, me ç’rast e sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, duke e lënë pa ndjenja.

Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga SC Gjilani, të cilët njoftuan se do të parashtrojnë ankesë ndaj këtij vendimi.

“Ndeshja SC Gjilani – FC Ballkani regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3. Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja e suspenduar në minutën e katërt të lojës shtesë ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3.Sport Club “Gjilani” pritet të parashtrojë ankesë ndaj këtij vendimi”, thuhej në njoftimin e ekipit gjilanas.