Vendos UEFA: Kosova humbet 3-0, Rumania me gjoba të mëdha

para 16 dite

Në një vendim të pritjes, UEFA ka vendosur të regjistrojë me rezultat zyrtar 3-0 në favor të Rumanisë ndeshjen e ndërprerë ndaj Kosovës.

Vendos UEFA: Kosova humbet 3-0, Rumania me gjoba të mëdha

Pas analizës së të dhënave dhe dëgjimit të të dyja palëve, Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka konstatuar se ekipi i Kosovës nuk kishte arsye të mjaftueshme për t’u tërhequr nga loja në minutat shtesë dhe për mosbindjen e urdhrit të arbitrit për t’u rikthyer në fushë.

Gjobat ranë si shi

Si pasojë e incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes, të dyja Federatat janë gjobitur. Federata e Futbollit e Kosovës është dënuar me 6,000 euro për sjellje të pahijshme të lojtarëve në fushë.

Nga ana tjetër, Federata Rumune e Futbollit është goditur me një gjobë shumë më të madhe, prej 128,000 euro, si dhe është dënuar me një ndeshje pa tifozë në stadiumin e vet për shkak të thirrjeve raciste dhe diskriminuese të tifozëve të saj.

LEXO EDHE:  FFK-ja ankohet në CAS për vendimin e UEFA-s në ndeshjen me Rumaninë

Reagimet pritet të jenë të shumta

Ky vendim i UEFA-s pritet të shkaktojë reagime të shumta në të dyja vendet, veçanërisht në Kosovë, ku tifozët dhe opinion publik janë të indinjuar me vendimin për humbjen e ndeshjes.

Çfarë ndodhi në ndeshje?

Siç dihet, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Kombeve, u ndërpre në minutat shtesë për shkak të tensioneve të larta në fushë dhe në tribuna. Lojtarët e Kosovës u tërhoqën nga fusha si protestë ndaj sjelljes së tifozëve rumunë.

Etiketat