UEFA: Gjendja e Eriksen është stabile

12.06.2021

Tashmë edhe zyrtarisht ndeshja e grupit B në Kampionatin Evropian “EURO 2020” mes asaj të Danimarkës dhe Finlandës është suspenduar. Vendimi erdhi pasi që lojtari i Danimarkës, Christian Eriksen është rrëzuar pa ndjenja në fushë, ku ai pësoi sulm kardiak. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën e parë. OMG Eriksen […]

UEFA: Gjendja e Eriksen është stabile Foto: Ilustrim

Tashmë edhe zyrtarisht ndeshja e grupit B në Kampionatin Evropian “EURO 2020” mes asaj të Danimarkës dhe Finlandës është suspenduar.

Vendimi erdhi pasi që lojtari i Danimarkës, Christian Eriksen është rrëzuar pa ndjenja në fushë, ku ai pësoi sulm kardiak.

Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën e parë.

Ndërsa fatmirësisht gjendja shëndetësore e mesfushorit ofanziv të kombëtares së Danimarkës, Christian Eriksen, është stabile, ka bërë të ditur UEFA.

Përmes një postimi, shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka njoftuar për gjendjen e Eriksen, i cili pësoi sulm kardiak në fushë në fund të pjesës së parë.

“Lojtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar”, thuhet ndër të tjera në postimin e UEFA.

Poashtu në njoftim kanë bërë të ditur se kombëtarja e Danimarkës dhe asaj të Finlandës do të kenë takim emergjent lidhur me ndeshjen që u suspendua./SuharekaOnline/