“Historia ime në këtë Kampionat Evropian është shumë e ndryshme nga ajo e kaluara” – Eriksen flet pas golit dhe rikthimit

17.06.2024

Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen, u rikthye në Kampionatet Evropiane këtë të diel, tre vjet pasi u rrëzua në ndeshjen e tij të fundit në këtë garë.

“Historia ime në këtë Kampionat Evropian është shumë e ndryshme nga ajo e kaluara” – Eriksen flet pas golit dhe rikthimit Foto: Ilustrim

Ai në atë kohë kishte pësuar atak kardiak dhe iu desh disa muaj të merrte vetën, për tu kthyer pastaj në fushë.

Eriksen u shpreh se ndihej i sigurt në ndeshjen, në të cilën ishte i lumtur që po luante, sepse të luash këtë turne sipas tij është gjithmonë gjë e veçantë.

“Këtë herë, historia ime në Kampionatin Evropian është shumë e ndryshme nga ajo e kaluara. Fatmirësisht kanë kaluar shumë ndeshje që kur ndodhi”.

“U ndjeva i sigurt që hyra në lojë dhe isha i lumtur që po luaja. Isha shumë i lumtur, e kisha parasysh që nuk kisha shënuar kurrë në një Kampionat Evropian”.

“Por në mendjen time nuk kisha asgjë tjetër përveç futbollit. Isha i lumtur që ndihmoja skuadrën me golin tim”, deklaroi Eriksen pas rikthimit.